ASH-ja për punësimet në sektorët e MPB-së: ka trefish më shumë maqedonas, se sa shqiptarë (VIDEO)

Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH), nëpërmjet një konference që u mbajt sot në Tetovë ka reaguar ndaj Ministrisë për Punë të Brendshme, duke shprehur pakënaqësi, për siç thonë ata, se në sektorët e MPB-së, maqedonasit janë të përfaqësuar trefish më shumë se shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

Altrin Mamuti nga ASH-ja ka numëruar edhe disa pozita edhe atë: “Kryeshefi – shqiptar, zëvendësi – maqedonas; kryeshefi i uniformës policore – shqiptar, zëvendësi – maqedonas; Komisariati i lartë për komunikacion –  maqedonas; Komisariati për rendin dhe qetësinë publike – maqedonas; Komisariati i përbërjes rezerve dhe menaxhimit me krizat – maqedonas; komisariati për preventivë – shqiptar; Këshilltari për menaxhim – shqiptarë; Këshilltari për trajnime dhe aktivitete – maqedonas; Kryeshef i policisë së krimit – shqiptar ( ushtrues detyre pa vendim); zëvendëskryeshefi – maqedonas; Kryeshef për analitik – maqedonas; komandant i SPB Tetovë –  shqiptar, me dy zëvendës – maqedonas; Qendra për informim dhe koordinim, udhëheqësi – maqedonas, me 3 shefa ndërrimi- 2 maqedonas dhe 1 shqiptar; Komandant i policisë rrugore – maqedonas; zëvendës – shqiptar; Kontrolli i Brendshëm – maqedonas”, tha Mamuti.

Ai ka numëruar edhe sektorët e SPB Tetovë, ku për pozitat financa, burime njerëzore, divizioni i armëve, lidhje dhe IT, shërbime administrative, sektorë udhëheqëse – ku në numër janë 22 dy të punësuar dhe inspektorët, janë maqedonas. Sipas ASH-së, me shqiptarë udhëhiqen 4 poste.

 

“Në pozita udhëheqëse, kuadrot maqedonase janë dukshëm më të avancuar, ndërsa shumica te shqiptarët është vetëm në administratë. Përqindja e vendeve udhëheqëse në Tetovë, në aspekt proporcional me numrin e banorëve shqiptar 85% dhe 15% maqedonas, numri i policeve ne kuadër të SPB Tetove 30% shqiptare dhe 70% maqedonas. Policet rrugor shumica janë maqedonas. Komandanti i njësitit të veçantë të policisë -njësia e tretë speciale PEP është maqedonas, pa zëvendës shqiptarë dhe me 90% përbërje maqedonase”, tha Mahmuti.

Sipas ASH-së edhe në sektorin e inspektoratit, maqedonas janë 7 të punësuar maqedonas, ndërkaq 2 janë shqiptarë.

Si më alarmante u paraqit gjendja në stacionin policor të Kodrës së Diellit, dhe në sektorin e sigurimit shtetëror (UBK) për rajonin perëndimor, janë maqedonas.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button