fbpx

Katari padit Emiratet e Bashkuara Arabe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Katari ka parashtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për shkelje të të drejtave të njeriut, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme e Katarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shteti i Katarit ka ngritur procedurë kundër EBA-ve në GJND për shkelje të të drejtave të njeriut”, ka njoftuar ministria përmes llogarisë së saj në Twitter.

EBA-të nuk janë pronocuar në lidhje me njoftimin e Katarit për ngritje të padisë kundër tyre.

Marrëdhëniet ndërmjet Katarit dhe EBA-ve janë tensionuar që nga qershori 2017, kur Arabia Saudite, Egjipti, EBA-të dhe Bahreini ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Dohan, duke i akuzuar ata për mbështetje të terrorizmit.

Katër vendet kanë kërcënuar Katarin me sanksione shtesë nëse nuk plotësojnë listën e kërkesave, përfshirë mbylljen e rrjetit televiziv Al Jazeera.

Katari, megjithatë, nuk pranoi të përmbushë kërkesat, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke e përshkruar embargon nga Arabia Saudite si një shkelje të sovranitetit të tij kombëtar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close