Rrëzohet një helikopter në Bullgari, 2 të vdekur

Si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak të tipit Mi-17 prodhim rus, në qytetin Plovdiv të Bullgarisë, kanë humbur jetën dy pilotë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja Kombëtare e Bullgarisë (BNR) njoftoi se helikopteri ushtarak i tipit Mi-17, prodhim rus, ka rënë për arsye ende të paidentifikuara në rajonin e bazës së Forcave Ajrore të Krumovos, pranë qytetit Filibe, në juglindje të vendit.

Dy pilotë në helikopter kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Helikopteri ka marrë pjesë në trajnimet për shpëtim me litarë.

Dëshmitarët e rastit njoftojnë se helikopteri i cili papritmas ka filluar të bie, është përplasur në tokë në afërsi të aeroportit dhe më pas është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button