Ahmeti është befasuar nga përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni Demokratike

Përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni Demokratike, Bllagoje Petrevski, Maja Panova dhe Filip Cvetanovski, në Shkup janë takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

“Vërtetë më keni befasuar, për herë të parë shoh përfaqësues të diasporës që duan të funksionojnësë bashku. Të ndarë nuk mund të arrijmë lartë”, tha Ahmeti në takimin e parë me përfaqësuesit e Forumit, organizatës civile dhe multietnike të emigrantëve nga Maqedonia.

Ahmeti shtoi “ato analistë që mendojnë se nuk më intereson zgjidhja e çështjes së emrit, gënjehen. Edhe unë si të gjithë të tjerët kam shtetësinë, ajo është Maqedonia. Dua të kemi shtet të fortë, të jemi në NATO dhe BE”.

Pas takimit me Ahmetin, përfaqësuesit e Forumit për Maqedoni demokratike u takuan edhe me deputetin më të vjetër të Kuvendit të Maqedonisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Branko Manojllovski dhe deputetin e partisë në pushtet LSDM, Çedomir Sazdovski të cilët gjithashtu i përshëndetën aktivitetet e Forumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button