Është shtyrë seanca e parë gjyqësore për vdekjen e Tamarës së vogël

Në Gjykatën Penale sot duhej të fillojë gjykimi për vdekjen e Tamarës së vogël nga Velesi, megjithatë seanca e parë është shtyrë për shkak se nuk u paraqiten pesë persona nga dymbëdhjetë të akuzuar, transmeton Portalb.mk.

Seanca e radhës do të mbahet me 4 korrik.

Të akuzuar janë anëtarët e komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, ish-drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe kryetari i atëhershëm i Bordit Drejtues të Fondit.

Prokuroria hetimin e filloi pas zërit të ngritur, ndërsa më parë padi penale për vdekjen e Tamarës së vogël, gjegjësisht vendim negativ për mjekimin jashtë vendit, ngritën Komiteti i Helsinkit dhe nëna e Tamarës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button