Detaje nga dëshmitë në “Monstra”: natën e kobshme, 3 peshkatarë u panë me një person me pushkë automatike

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot ka filluar procedura e dëgjimit të dëshmitarëve për rastin “Monstra”, raporton Portalb.mk.

Ahmet Bekir, Kemal Nesim dhe Bajram Memedov kanë dëshmuar, tre peshkatarët me naconalitet romë, sot kanë dëshmuar për atë se çfarë kanë parë më 12 prill në Liqenin e Smillkovës, atë ditë kur ata kanë qenë duke peshkuar.

Ndonëse kanë deklarata kundërthënëse mes vete, megjithatë të tre dëshmitarët kanë deklaruar se atë natë e kanë parë një person me automatik, i cili i ka kërcënuar se do t’i vrasë, ndërkaq më pas kanë dëgjuar të shtëna, pas së cilës i kanë parë trupat e vdekur të 4 djelmoshave të rinj. Askush nga dëshmitarët s’e ka parë trupin e pajetë të të vrarit të pestë, gjegjësisht peshkarit

Sipas dëshmive të tyre, ata fillimisht janë mbledhur për të shkuar për të peshkuar në liqenin e Smillkovës. Ata kanë shkuar tje, ndërkaq më pas kanë ardhur 4 dejm të rinj të cilët kanë kërkuar që t’u jepet krimba për të peshkuar. Pas një kohe, djemt kanë ikur nga ai vend, ndërkaq personat në fjalë, pra dëshmitarët kanë ndenjur derisa është errësuar. Pasi është errësuar, ata janë nisur për të shkuar në shtëpi dhe gjatë udëhs, në një liqen pak më lartë (shih në hartë – liqeni ku ka ndodhur vrasja), u ka dalë një person me automatik dhe u ka thënë se është polic dhe u ka thënë të ikin se do t’i vret. Ata kanë ikur prej aty dhe kanë shkuar te liqeni i vogël ku kanë peshkuar paraprakisht dhe aty kanë ndenjur afër dy orë.

Pasi janë kthyer, i kanë parë trupat e pajetë të katër djelmoshave dhe kanë ikur shpejtë në shtëpi pa lajmëruar policinë.

Gjatë rrëfimit të dëshmisë, dëshmitarit të parë, Bekir Ahmet iu përkeqësua gjendja shëndetësore për shkak të presionit psikologjik, ndërkaq ashtu siç u mësua i njëjti ka qenë i sëmurë prej astmës dhe u dërgua me automjet të urgjencës në ambulancë, dëshmia e tij vazhdon në seancën e radhës gjyqësore, prej aty ku ka ngelur.

Më poshtë mund ta lexoni dëshminë e peshkatarit 70 vjeçar

Më 12 pril, bashkë me shokët në Liqenin e Smillkovës kemi shkuar me motor e cila ka pasur karrocë, ndërkaq atje na ka zënë terri. Gjatë pasdites erdhën katër persona të rinj, të cilët ishin peshkatar dhe na kërkuan bukë për të gjuajtur peshk, ndërkaq më pas shkuan në drejtim nga kanë ardhur, transmeton Portalb.mk.

Këta katër persona për herë të parë i kam parë. Ata erdhën me veturë të bardhë e cila ka qenë me madhësi të mesme. Pas kësaj, shkuan në shtëpi dhe më nuk kemi parë asnjë njeri.

Pas mbaruam me peshkimin, duke shkuar për në shtëpi, na doli përpara një person me automatik, na tha ndaluni, na pyeti si i keni emrat, na shau dhe na tha ikni se do t’ju vras. Ne jemi kthyer prap mbrapa nga kemi ardhur.

Në ndërkohë e kemi thirrur djalin tim nëpërmjet telefonit që të vijë të na marrë me veturë pasi që është terr dhe kam dëgjuar të shtënë.

Për së dyti herë kur jemi kthyer për të shkuar në shtëpi i kemi parë trupat e vdekur, atëherë nga frika kemi ikur shpejtë në shtëpi, pra nuk jem ndalur fare që t’u ndihmojmë. U frikësuam dhe kemi ikur sa më shpejt që është e mundur. Kemalit që e voziste motorrin i kam thënë ec sa më shpejtë. Nga ora 10:00 erdhi policia në shtëpinë time, më morën më dërguan në polici, ndërkaq më pas më dërguan në gjykatë.

Dëshmia e peshkatarit tjetër, Kemal Nesim

Bashkë me shokët shkuam për peshkim në Liqenin e Smillkovës , pasi jemi vendosur, kanë ardhur edhe 3-4 persona të të rinj të cilët nuk i kam njohur, pra s’i kam parë kurrë më parë. Ata ishin me veturë, e lanë veturën më larg dhe u afruan te ne për të na pyetur nëse kemi krimba për të peshkuar,pra kishin edhe pajisje për peshkim, megjithatë,unë thash se ne nuk peshkojmë me krimba, por me bukë dhe nuk ju dhamë më asgjë.

Pas një kohe, të rinjtë u larguan prej aty, ndërkaq ne kemi qëndruar deri në sa është errësuar. U nisëm prej te liqeni ku ishim duke peshkuar, dhe kur arritem te një liqen i cili ndodheshte përpara këtij, na doli një person me pushkë automatike në duar, e drejtoi nga ne dhe na tha ndaloni policia, ikni se do t’ju vras. Me të ishin edhe 3 apo 4 persona tjerë të cilët nuk kanë pasur armë.

Duke u larguar, kemi dëgjuar të shtëna rafal dhe gjuajtje me plumba një nga një, transmeton Portalb.mk.

Pasi jemi larguar mbrapa te vendi ku kemi peshkuar, atëherë e kemi thirrë djalin e shokut që ishte bashkë me ne, Elvisin. Ne kemi ndenjur 1 deri në 2 orë aty, ndërkaq kur jemi kthyer, atëherë i kam parë trupat e të vrarëve, të plazhi, pra te ai liqeni i tjetër, dyert e një veturës së përhimt i pamë të hapura dhe brenda kishte mjete për peshkim. Ne u frikësuam dhe ikëm me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dëshmia e peshkatarit Bajram Memedov

Ne kur shkuam për peshkim, s’kishte njerëz, ndërkaq unë u largova prej shokëve pak më larg tyre për të peshkuar. Ata më pas më treguan se kishin qenë disa të rinj dhe se kishin kërkuar krimba për peshkim, por unë s’i kam parë.

Peshkuam atë ditë derisa filloi dhe të errësohej dhe u nisëm për në shtëpi nga rruga e liqenit më të madh, pra aty ku ishte edhe një vend i quajtur plazhi.

Aty na doli një person me uniformë teget, apo kaltër të mbyllt, kishte automatik në duar dhe më dukej sikur të kishte antiplumb.

Personi na tha ndaluni policia, kthehuni se do t’ju vras, ndërkaq e vërejta se nuk e fliste mirë gjuhën maqedonase, pra si rëndë disi.

Derisa jam larguar prej aty bashkë me shokët, nuk edi nëse e kam ndjerë nga frika, por më është dukur sikur rreth këmbëve të mia ka fluturuar plumbat.

Një orë e gjysmë ose dy kemi ndenjur te vendi ku ikëm prej personit me automatik, pastaj jemi nisur për shkuar dhe aty kemi parë trupat e vrarë. Kemi ikur me shpejtësi. Nuk lajmërova asgjë në polici, kur kam mbërritur në shtëpi atëherë kam parë lajme se çfarë si ka qenë.

Pastaj erdhi policia dhe na ftoi për të dhënë dëshmi në lidhje me rastin në fjalë, 3 ditë me radhë kam qenë në polici dhe kam dëshmuar. Policia më ka treguar fotografi të ndryshme dhe më pyeste nëse ndonjëeri prej tyre ka qenë ai personi me automatik, por unë nuk kam njohur askend, pra s’e di se ishin në çështje sekondat.

As tani nëse më tregohen personat, s’mundem të them se e kam parë ndonjë pasi s’më kujtohet, njofton Portalb.mk.

Seanca e radhës gjyqësore do të vazhdojë më 25 qershor, ndërkaq pritet që të dëgjohen edhe dëshmitë e Sasho Llazarevskit, por edhe një dëshmitarit tjetër me emrin Denis, i cili është jashtë vendit.

Ndryshe, rasti “Monstra” që nga muaji mars është në duar të Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta,  ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit  Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button