Strugë, policia filloi t’i largojë varkat me pedale

Me shoqërimin e policisë Komuna e Strugës filloi t’i largojë varkat me pedale në bregun e Strugës. Pronarët e varkave pretendojnë se inspektorët intervenuan pa leje, pasi paraprakisht vet pronarët në Gjykatën Themelore në Strugë kanë ngritur padi për një masë të përkohshme për të ndaluar vendimin e Komunës, njofton Alsat-M.

Arsyeja është për shkak të shumë fatkeqësive me pasoja fatale në vitet e kaluara, thotë kryetari Ramis Merko.

“Këshilltarët e Komunës së Strugës në mbledhjen e fundit votuan njëzëri që të ndalohet rekreimi me pedalina në liqe. Arsyeja për ndalimin e tyre është se kohëve të fundit ka pasur shumë aksidente ku kanë shkaktuar edhe vdekjen e personave” tha Merko.

Këtë verë nuk do të mund të përdoren pedalinat në liqenin e Strugës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button