Merkel kritika presidentit amerikan Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi rritjen e taksave doganore të vendosura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump mbi eksportet nga Evropa dhe tha se kanë marrë masa kundër këtij hapi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk do t’i lejojmë që të jemi të mashtruar. Përkundrazi, ne do të veprojmë në një situatë të tillë”, tha Merkel në një fjalim në programin “Anne Will” të transmetuar në televizionin ARD.

Merkel tha se do të ndërmarrin masa të gjera kundër këtij vendi dhe do të përpiqen të tërheqin vende të tjera evropiane në anën e tyre nëse SHBA krahas çelikut dhe aluminit të importuar nga vendet evropiane, vendos kushte doganore edhe për makinat gjermane.

Po ashtu, Merkel ka kritikuar edhe njoftimin e Trumpit se do të tëhiqej nga deklarata e përbashkët në fund të samitit G-7.

“Sigurisht, vendimi për anulim nëpërmjet Twitterit nuk është i kënaqshëm dhe në të njëjtën kohë është pak dëshpërim moral”, shtoi kancelarja gjermane.

Duke vënë në dukje se edhe rritja e dozës së kritikave nuk do të përmirësojë zhvillimet, Merkel ka shtuar do të vazhdojë bisedimet me presidentin amerikan dhe se këtë mundësi do ta gjejë edhe në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ajo njoftoi se që tani kanë marrë masat kundër Trumpit, të cilat do t‘ia komunikojnë më 1 korrik Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ndërsa tha se edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau nuk ka hequr dorë nga masat që do të marrë kundër SHBA-ve.

“Të mos bësh asgjë mbart rrezikun e krijimit të një përshtypjeje se ne jemi plotësisht të përkulur përpara shantazhit”, theksoi Merkel, duke shtuar se masat kundër Shteteve të Bashkuara janë menduar me kujdes dhe nuk do të jenë tepër të ekzagjeruara.

Ndër të tjera, Merkel gjithashtu ka theksuar se qëndrimi i Trump ka treguar se vendet evropiane duhet të marrin fatin e tyre në mënyrë më të fortë në duart e tyre dhe ka paralajmëruar se Evropa do të shërbëhet nëse secili vend vepron më vete duke u përjekur për t’u dakorduar me SHBA-të, Republikën Popullore të Kinës apo ndonjë vend tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button