Koha: Është arritur marrëveshja për emrin Greqi – Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev në ora 19 në TV Telma pritet ta publikojë pjesë të marrëveshjes për emrin me Athinën zyrtare, ndërsa të njëjtën në një televizion publik grek, në ora 18:30 do ta publikojë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kocias.

Burime zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë i kanë thënë gazetës KOHA se sot, për rreth tre orë kanë vazhduar negociatat indirekte Shkup-Athinë, ndërsa ka mbetet të diskutohen vetëm format teknike të implementimit të Marrëveshjes. Publikimi në TV, thonë zyrtarë qeveritar, bëhet me qëllim që të përgatitet opinioni në të dyja vendet.

Në ndërkohë, pas negociatave sot për tre orë, është kryeministri Zaev ai i cili i ka konfimuar Ciprasit pajtimin për marrëveshjen, ndërsa do të vijojnë bisedat e afërta edhe ditët në vazhdim. Ndryshe, bisedën telefonike njëorëshe Zaev-Cipras e ka konfirmuar edhe Qeveria e Maqedonisë, sipas te cilës, janë arritur pika kyçe të zgjidhjes, ndërsa bisedë telefonike midis dy kryeministrave do ketë edhe nesër dhe ditët në vijim.

Çështja e emrit, u realizua biseda njëorëshe telefonike e kryeministrave Zaev – Cipras

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button