Maqedoni, benzina dhe dizeli me çmime të reja

Çmimi i benzinës dhe dizelit dhe benzinës është liruar për 1.5 denarë për litër. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator të Energjetikës, njofton Portalb.mk.

“Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 është 72 denarë, ndërkaq i EUROSUPER 98 është 74 denarë për litër, çmimi i dizelit, gjegjësisht EURODIZEL është 63.50 denarë, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri 52.50 denarë”, thuhet në vendimin e Komisionit.

Shitja me pakicë e mazutit M-1 HC është zvogëluar për 0.749 denarë për litër dhe tani kushton 33.785 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button