Të paktën 20 të vdekur nga dy sulme në Afganistan

Të paktën 15 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë më 11 qershor, si pasojë e një sulmi të militantëve talibanë në provincën veriore, Kunduz, kanë njoftuar zyrtarët.

Anëtari i Këshillit të provincës, Aminullah Ayaddin, ka thënë se sulmi në distritin Qala-e Zal, ka ndodhur pasi ushtarët kanë qenë duke ngrënë ushqim në kohën e syfyrit, transmeton REL.

Në mesin e personave të vrarë janë dhjetë ushtarë dhe pesë policë.

Në të njëjtën kohë është sulmuar edhe kryeqyteti i provincës lindore Nangarhar, ndonëse detajet nuk janë bërë të ditura.

Sulmi duket se kanë pasur cak, Departamentin e Edukimit në Jalalabad, kanë thënë zyrtarët.

Në provincën lindore Ghazni, një bombë rrugore ka lënë të vdekur gjashtë persona, ka njoftuar një zyrtar lokal.

Zëdhënësi i kësaj province Arif Noori, ka thënë se gra dhe fëmijë kanë qenë në mesin e të vdekurve pas shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button