Italia mbyll portet për anijen e shpëtimit të imigrantëve

Një anije shpëtimi në të cilën gjenden 629 imigrantë është bllokuar në Mesdhe, pasi ministri i Brendshëm Italian, Matteto Salvini, ka refuzuar lejen e zbarkimit.

Salvini, lideri i krahut të djathtë, Liga, ka thënë se Malta duhet të pranojë anijen Aquarius, mirëpo deklaratat e tij janë kundërshtuar, transmeton REL.

Malta ka thënë se shoqata bamirëse, SOS Méditerranée, ka marrë imigrantët në ujërat e Libisë, që do të thotë se të njëjtit janë përgjegjësi e juridiksionit të Italisë.

Italia është territori kryesor, përmes së cilit imigrantët kalojnë nga Afrika Veriore në Evropë.

Partia Liga u ka premtuar votuesve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme se do të ketë qasje të ashpër ndaj imigrimit.

SOS Méditerranée, e cila drejton anijen Aquarius, ka thënë se ka mbledhur imigrantët në gjashtë operacione shpëtimi në bregun e Libisë.

“Synimi ynë është t’i zbarkojmë në një port të sigurt 629 personat në bord, disa prej të cilëve janë në kushte të vështira, është cituar t’i ketë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, zëdhënësja e shoqatës bamirëse, Mathilde Auvillain.

Agjencia për refugjatë në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje “shteteve” të përfshira që të “gjejnë një zgjidhje për imigrantët, në mënyrë që ata të zbarkojnë në hapësirë të sigurt”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button