K.Veriore synon krijimin e “marrëdhënieve të reja” me SHBA-në

Media shtetërore verikoreane, ka ngritur mundësinë që shteti i izoluar, Koreja Veriore të krijojë “marrëdhënie të reja” me Shtetet e Bashkuara, transmeton REL.

Ky njoftim vjen vetëm një ditë para se lideri verikorean, Kim Jong-un, të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në samitin historik.

Këto komente kanë treguar ndryshim nga Koreja Veriore pas disa dekadash të toneve armiqësore me SHBA-në.

Trump në anën tjetër ka thënë se ka “ndjenjë të mirë” për samitin e shumëpritur.

Të dy liderët kanë arritur të dielën në Singapor për të zhvilluar takimin e parë të ndonjë presidenti amerikan në detyrë dhe një lideri verikorean.

Përmes një postimi në Twitter, Trump ka treguar të hënën për entuziazmin në shtetin aziatik, pak para samitit.

Presidenti amerikan shpreson se takimi në fjalë do të fillojë procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Mirëpo qasja e verikoreanëve në këtë aspekt ka qenë gjithmonë më e paqartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button