“Ecolog” konfirmon sulmin e të punësuarve të tyre në Mali

Ecolog konfirmoi sulmin terrorist ndaj të punësuarve të tyre në Mali ku si pasojë mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën. Nga Ekolog shprehin ngushëllime për familjen e viktimës ndërkohë bëjnë të ditur se gjendja e dy të plagosurve është e mirë dhe se po trajtohen, përcjell Alsat M. 

“Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit ( E.I. nga Tetova, Maqedoni ), nuk mbijetoji këtë sulm, ndërsa dy të tjerët edhe pse pësuan lëndime, janë jashtë rrezikut të jetës. Ekipi për menaxhimin e krizave të Ekologut, menjëherë arriti në vendin e ngjarjes dhe bëri evakuimin e të lënduarve në spitalin specialistik në Dakar, ku pranuan trajtimin më të mirë të mundur. Gjendja e tyre është e mirë dhe tani më kanë komunikuar me familjet e tyre. Në këto momente të vështira për familjet e të pësuarve, do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë për t’i mbështetur dhe për të qëndruar pranë tyre. Tani më janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet lidhur më kthimin e të ndjerit në vend. Lidhur më këtë çështje senzitive, dëshirojmë të shprehim mirënjohje të thellë, Ministrisë së Shëndetësisë në Mali, në krye me Pr. Samba Ousmane, për gatishmërinë për të ndihmuar lidhur me pjesën administrative të punës në vendngjarje dhe për gjithë mbështetjen që ka dhënë në këtë situatë të rëndë.
Gjatë gjithë kohës jemi dhe do të jemi më familjet e të afektuarve nga ky incident tragjik”, deklaroi Kaan Savul, Group Chief Communications Officer.

Sulm terrorist në Mali, humb jetën një tetovar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button