Spanjë: Shpëtohen rreth 300 migrantë në Detin Mesdhe

Arrin në 268 numri i refugjatëve të shpëtuar në det në dy ditët e fundit në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare spanjolle të lajmeve EFE, mësohet se njësitë detare të shpëtimit në vend në orët e para të mëngjesit kanë kryer një ndërhyrje, ku 27 refugjatë me origjinë nga Afrika e Veriut duke përfshirë edhe fëmijë janë dërguar në portin Barbate në Cadiz.

Ndërsa në anën tjetër ditën e djeshme u shpëtuan gjithsej 241 persona në 6 gomone në afërsi të rajonit të Andaluzisë.

Dhjetëra mijëra afrikanë për shkaqe të dhunës dhe varfërisë duke rrezikuar jetën e tyre përpiqen të mbërrijnë në Evropën Jugore. Për shkak të mbytjes së gomoneve të papërshtatshme gjatë udhëtimit në det humbin jetën mijëra refugjatë.

Sipas të dhënave të OKB-së në 5 muajt e parë të vitit 2018 nëpërmjet Mesdheut në Evropë kanë mbërritur 27 mijë e 482 refugjatë nga të cilët 7 mijë e 614 në Spanjë. Ndërsa numri i refugjatëve që kanë humbur jetën në det gjatë kësaj periudhe njoftohet se është 785.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button