Sulm terrorist në Mali, humb jetën një tetovar

Një shtetas i Maqedonisë nga Tetova me inicialet E.I ka humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist në qytetin Gao në Mali. Ndërkohë gjatë sulmit janë plagosur edhe dy shqiptar tjerë, B.L gjithashtu nga Tetova dhe D.M shtetas i Kosovës, transmeton Alsat M. 

Informacionet për sulmin fatal i zbardhi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në njoftimin e të cilëve theksohet se  sulmi terrorist është kryer mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA.

“Sipas informacioneve të siguruara nga MPJ, nga sy sulm terrorist, ka mbetur i vrarë E.I. nga Tetova/Republika e Maqedonisë, ndërsa të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur D.M., shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Fushë-Kosovë dhe B.L., gjithashtu nga Tetova”, thuhet në njoftmin e MPJ-së.

Bëhet e ditur se MPJ është njoftuar se të plagosurit janë në transfer e sipër për shërim në spital në Dakar të Senegalit, ndërsa tashmë i ndjeri E.I. është në riatdhesim e sipër.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Senegal dhe Ambasadori Gashi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në lidhje me sigurimin e informatave se ku do të vendosën të plagosurit dhe në momentin, që të sigurohen informacione të tilla ai pritet që t’i vizitojë ata në spital”, thuhet në njoftimin për media.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sipas informacioneve të para të siguruara dyshon se sulmi është kryer nga Organizata Terroriste “Boko Haram”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button