Familja shqiptare udhëtonte me mjetin e mbushur me marihuanë, si u zbulua droga (FOTO)

Një 41-vjeçar shqiptar kishte ndërmarrë një “aventurë” të vërtetë teksa tentoi të trafikonte një sasi droge.

Udhëtimin me ngarkesën e marihuanës ai e bëri bashkë me familjen, bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël.

Nga Shqipëria ai kaloi në Malin e Zi me destinacion Kroacinë, njofton Noa.al.

Por në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, autoritetet kroate kryen kontrolle në makinë pasi vinte erë e rëndë.

Policia konstatoi të fshehura në mjet 53 pako marihuanë me peshë totale 23 kilogramë drogë.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet me dije u ndalua nga policia. Policia kroate po kryen veprime të mëtejshme hetimore për rolin e gruas dhe për zbulimin e bashkëpunëtorëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button