Kalasë së Shkupit po i kthehet pronari i saj

Historia thuri lavde, çiftelia këndoi këngë, trimëria lidhi besë e unë si bijë e saj vendosa të shkruaja këto pakë fjalë..

Duke lexuar histori dëgjova zërin e çiftelisë që këndonte këngën e vet një trim, këngën e mallit e të dashurisë për kullën e Dardanisë.

Ti oj krenari e gjallë, oj lashtësi e bekuar, ti oj tokë e larë dhe ujitur me gjak shqiptari. Oj vatra ime shekullore, oj kullë e pamposhtur e besnikërisë, aty ku u lidh besa Kastriote e thuri lavde burrëria.

Kalaja e Shkupit është emblema njohëse e këtij qyteti, pasuri autoktone ilire e ndërtuar nga dora e njeriut e me shekuj e mbrojtur nga Perëndia.

Është e rrënjosur aq thellë nën tokën e pasur aty ku sa të gryesh e të nxjerrësh nga barku i saj rrjedh lashtësia krenaria e shqiptaria.

Hijerëndë dhe e pamposhtur, çdoherë kryelartë me qëndrim heroik iu bën ballë syve lakmitar, ata që pretendojnë shfytyrimin e saj, ata që e shohin si ushqim të gatshëm por nuk dinë se ç’ është gatimi e të pangopur presin çka do ju servohet.

Ata që pretendojnë të bëjnë histori duke mos ditur se ç’ është ajo e cilët janë ato. E menduan keq e vepruan edhe më keq. Ju bëri dëm ushqimi i tepërt e u trishtuan nga fytyra që mja mveshen vetes.
Valle nuk e ndjenë ato vullkanin nën këmbë, e tokën që po gufonte!?

Ajo do të përbijë në vete e do të tretë atë që se mban dot ky dhe, se nuk është pjesë e xhunglës e as shpellë e luanit por është strofull e shkabës dhe qiell i dykrenores.

Kjo kullë ka pronarë. Kush vallë ju tha se ju është lenë juve falë?!

Ju që fluturuat aq shumë e nuk qëndruat me këmbë në tokë vallë nuk e dëgjuat ulërimën e saj?!

Nuk patë se ajo krahëhapur e syprerë po kthehet këtu ku u nis pavarësia, këtu ku lindi trimëria e ku lulëzoi liria.

Ajo mori rrugën e bekuar me mall e dashuri, për djepin ku u lind e u rrit. U nis nga aty ku u bë një emër Shqipëri, e nga aty po vjen me një emanet e me një plis mbi kry. Plisi i Ademit është ky… po amaneti u kry, shpiponja krenare u ngjit në maje të Dardanisë!

Shkruan: Emine Haxhiu

Lajme të ngjashme

Back to top button