Izraeli fillon stërvitje të papritur ushtarake në Lartësirat e Golanit

 Ushtria izraelite sot filloi një stërvitje të papritur ushtarake në zonat e pushtuara siriane të Lartësirave së Golanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pak kohë më parë, stërvitja ushtarake e shkallës së madhe filloi në zonën e Lartësirave të Golanit”, bëri të ditur ushtria izraelite në një njoftim.

“Përveç kësaj, si pjesë e stërvitjes u aktivizua sistemi për të thirrur rezervistë,” shtohet më tej.

Zëdhënësi ushtarak tha se stërvitja ishte planifikuar paraprakisht si pjesë e kalendarit të trajnimit të këtij viti dhe synon të ruajë aftësinë dhe gatishmërinë e forcave.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive siriane të Golanit që nga Lufta e Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Stërvitja e së dielës vjen në mes të tensioneve përgjatë kufirit sirian-izraelit me Izraelin duke akuzuar Iranin dhe grupin libanez Hezbollah për ndërtimin e pranisë ushtarake në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Irani dhe Hezbollahu janë aleatë të fortë të regjimit sirian të Bashar al-Asadit, forcat e të cilit kanë luftuar grupet e opozitës në një luftë civile vdekjeprurëse që nga viti 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button