Incident në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, intervenon kryeministri Haradinaj (Foto)

Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur të dielën në hapësirën e kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, në 140 vjetorin e saj. Por, organizimi jo i mirë bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme, për çka u desh të intervenojë vetë kryeministri Haradinaj.

Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta.

Pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua, e cila nisi të flas.

Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Ramush Haradinaj të reagojë dhe të ia ndërpresë fjalimin, njoftojnë mediat.

“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Deraallës, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.

“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Dellalles”, shtoi ajo.

Së pari reagoi Kadri Veseli, i cili tentoi të flas me gruan, por ajo nuk e ndalte fjalimin e saj, më pas shkoi Ramush Haradinaj, i cili bashkë me sigurimin larguan atë nga foltorja.

Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend.

E pas fjalimit të tij, ishte një i moshuar që iu ofrua mysafirëve të rendit të parë, ku sërish reagoi Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button