Vdes Eunice Gayson, vajza e parë në filmin James Bond (VIDEO)

Eunice Gayson, e njohur më shumë si vajza e parë që ka luajtur në franshizën e famshme “James Bond”, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, kanë thënë producentët e kësaj franshize.

Aktorja britanike, e cila ka luajtur në rolin e Sylvia Trench së bashku me aktorin e famshëm Sean Connery në vitin 1962 në filmin “Dr. No”, ka vdekur të premten mbrëma, sipas faqes së saj në Twitter, transmeton Koha.net.

Ajo përshkruhet si “një zonjë e mrekullueshme e cila lë përshtypje të mira këdo që e takon. Do të na mungojë shumë”.

Gayson, po ashtu, ka luajtur në rolin e njëjtë edhe në vazhdimin e filmit në vitin 1963 – “From Russia with Love”.

Gjithashtu, ajo ka luajtur edhe në “The Revenge of Frankestein” dhe shfaqjet televizive të njohur në Britani – “The Avengers” dhe “The Saint”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button