Fury e rrah Seferin pa shpenzuar shumë energji (VIDEO)

Tyson Fury e ka rrahur me shumë lehtësi boksierin shqiptar Sefer Seferi, i cili dorëzoi meçin pas përfundimit të raundit të katërt.

Ish kampionit të botës, i kanë mjaftuar katër raunde, pa shpenzuar shumë energji, e duke e tallur me boksierin shqiptar, të fitojë meçin përmes së cilit dëshiron të rikthehet në majat e boksit, njofton Lajmi.net.

Sfida e zhvilluar në Mançester Arena, tërhoqi numër të madh të tifozëve, të cilët fatkeqësisht në fund duhen të jenë ndarë të zhgënjyer e të ofenduar me atë që ofruan Fury e Seferi.

Për Tyson Furyn, ky ishte meçi i parë që nga viti 2015, ku kishte humbur titullin e botës pas përdorimit të substancave të ndaluara.

Fury: Seferi si Joshua, Klitschko dhe Wilderi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button