Maqedoni, bisedimet me Greqinë nuk kanë dështuar: punohet në dokumentin

Bisedimet me Greqinë nuk janë në krizë, kështu kanë bërë të ditur burime nga procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Pas spekulimeve të sotme, në lidhje me atë se bisedimet kanë dështuar, ose se janë në krizë të rëndë, të njëjtat hidhen poshtë si të pavërteta, duke thënë se ende punohet në dokumentin e marrëveshjes.

“Procesi bisedues vazhdon. Punohet në dokumentin, dhe për këtë është e nevojshme edhe më shumë kohë, për finalizim të marrëveshjes”, thonë për “Plusinfo”, burime nga procesi.

Përndryshe, sot skadon afati, 9 qershori, që qarkullon në mediat e Maqedonisë, si datë që u caktua nga SHBA-të për të publikuar vendimin për procesin e zgjidhjes së emrit Maqedoni – Greqi. Por sot, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një ngjarje, dy herë u ka ikur pyetjeve të gazetarëve.

Qeveria: Spekulimet për bisedimet nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button