Aksident rrugor në Maqedoni, 26 persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Në rrugën magjistrale Koçan – Shtip, rreth orës 06:00 ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet dy kombeve dhe një kamioni. Pas këtij aksidenti, në Qendrën Shëndetësore në Koçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore 26 persona, njofton Portalb.mk.

“Ndërmjet fshatrave Çeshinovë dhe Kuçiçinë ka ndodhur një fatkeqësi rrugore ndërmjet dy kombeve “Fiat Dukato” me targa të Shtipit, “Ford tranzit” me targa të Koçanit, dhe kamion “Skanija” me targa të Koçanit. Deri tash janë paraqitur 26 persona me lëndime trupore, dhe të njëjtit u dërguan në Qendrën Shëndetësore në Koçan. Ekspertiza është në rrjedhë dhe komunikacioni zhvillohet nëpërmjet fshatit Çeshinovë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button