Nishani: Skandal, qeveria po mbledh të dhënat për manipulimin e zgjedhjeve

Pas akuzave të bërë publike nga Partia Demokratike se qeveria po mbledh të dhëna personale të prindërve dhe pacientëve për zgjedhjet e ardhshme, vjen edhe reagimi nga ish-presidenti Bujar Nishani, njofton Balkanweb.

Ky i fundit përmes një status në ‘Facebook’ e cilësoi skandal veprimin e qeverisë, që sipas tij nuk ndodh në asnjë vend normal. Mes të tjerash ai u bëri thirrje shqiptarëve të veprojnë.

“Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.
Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve! Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal. Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste. Veproni tani!”, ka shkruar Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button