Osmani: Ka edhe të atillë që gëzohen nëse nuk zgjidhet çështja e emrit

Në intervistën për “360 Shkallë”, zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas vizitës së tij dyditore në Bruksel, foli për atë se a janë afër zgjidhjes apo dështimi negociatat për çështjen e emrit përcjell Portalb.mk.

Mendoj se ka më shumë interpretime dhe vështrime të ndryshme për diçka që është shumë e ngjashme, mendoj se ka hapësirë që të ndihmohet, deklaroi Osmani lidhur me intervenimin e perëndimit për lehtësimin e bisedimeve.

“Të gjithë ata që duan që të zgjidhet çështja e emrit, ka edhe nga ata që nuk duan një gjë e tillë të ndodh, megjithatë të gjithë ata që duan mund të ndihmojnë, se a është Komisioni Evropian, apo Kancelarja Mogerini apo vendet anëtare, nuk ka rëndësi. Një nga qëllimet që isha në Bruksel ishte që të alarmoj për nevojën e lehtësimit të këtyre pjesëve më të rëndësishme të procesit”, tha Osmani.

Nëse zgjidhjet kjo çështje, shtoi ai, energjia që do të simbolizon atë marrëveshja nuk do të lë asnjë vend anëtare në BE indiferente ndaj Maqedonisë. Ai tha se Maqedonia nuk ka plan B, plani B është vazhdimi i planit A, për këtë nuk kemi alternativë tjetër pos BE-së dhe NATO-s.

Osmani komentoi edhe qëndrimin e MPJ maqedonase lidhur me atë që më mirë është të kemi marrëveshja kualitative sesa të shpejtë. Ai pajtohet më këtë, por thotë që edhe shpejtësia është e rëndësishme, nëse duam që të kapim afatet për NATO dhe BE.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve ka pasur përshtypje që procesi ka arritur në një pikë nga e cila nuk ka më kthim mbrapa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button