Stuhia sot në Shkup, erërat e forta arrijnë shpejtësinë mbi 80 km në orë (Foto&Video)

Në rrjetet sociale qytetarët kanë filluar të postojnë video nga moti i keq që u shoqërua më shi dhe erëra të forta që kaploi sot Shkupin.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se erërat e forta  në Shkup sot kanë arritur shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Stuhi

Stuhia, thonë ata, është duke lëvizur nga perëndimi drejt lindjes dhe në veri dhe në orët e pasdites do të lëvizin drejt lindjes. Pasdite pritet që proceset të jenë më intensive dhe do të ketë shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Deri të mërkurën do të ketë kushte jostbile, po nuk priten shi i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta. Pas ditës së mërkurë sërish do të kemi mot me shi të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button