Vrau 19 vjeçaren, Xhafer Mata: Mirë ia bëra, më ndau nga gruaja

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?

Kështu mësohet  t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.

Një grua i është drejtuar duke e pyetur se përse vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”, raporton Tvklan.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë policisë se autori i krimit e kishte gjurmuar për disa ditë rresht ish- të dashurën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button