Filipçe: Për gjashtë muaj 1.000 punësime në shëndetësinë publike

Në gjashtë muajt e fundit në shëndetësinë publike në vend janë realizuar 1.000 punësime nga të cilat pjesa më e madhe janë mjekë, informoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës në spitalin e Velesit.

Ai paralajmëroi se nga fundi i këtij muaji do të fillojnë specializimet e para, ndërsa numri më i madh i mjekëve do të fillojnë me specializime nga shtatori duke theksuar se mungesa e deritanishme e specialistëve është rezultat i planifikimit të keq të pranimit të kuadrove.

Për mungesën e specialistëve në spitalet brenda shtetit, ministri tha se po përmbushen me mjekë nga Shkupi ose nga qytetet e tjera.

Paralajmëroi se kah fundi i muajit me Bankën e Këshillit të Evropës do të bisedohet për mundësinë e kreditimit, jo vetëm për ndërtim të Qendrës së re klinike, por edhe për rekonstruktim të të gjitha institucioneve publike shëndetësore në vend, për të cilat, siç tha, vlerësojmë se duhet të rikonstruktohen , ndërsa këtu para së gjithash mendojmë në spitalet rajonale.

Në lidhje me borxhet e institucioneve publike shëndetësore, Filipçe tha se borxhi është rreth 50 milionë euro që shkakton  problem të madh në funksionimin e sistemit shëndetësor.

Në lidhje me pyetjen për përgjegjësinë ministri Filipçe u përgjigj se sipas të gjitha gjasave përgjegjësia duhet të kërkohet në mënyrën se si ishte financuar deri më tani.

Në pyetjen se kur do të vendoset në fuqi  tomografi në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, ministri tha se së shpejti do të vendoset në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button