Konfederata Zvicerane do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike për realizimin e projektit 10-vjeçar “Arsim për punësim në Maqedoni”, i cili duhet të fillojë këtë vit që ka për qëllim ta ngrit nivelin e punësimit në shtet.
Implementimi i këtij projektit ishte një nga temat kryesore të bisedës të takimit të së premtes midis ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe zëvendës-ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë Stefan Tomaxhan. Ata kanë biseduar për zbatimin dhe efektet e pritura nga projektit, i cili do të zbatohet në etapa, ndërsa faza e parë do të zgjasë deri në vitin 2022, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Projekti do të zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation, Qendra e Maqedonisë për Arsim Qytetar (QMAQ) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe me të do të përfshihen të rinjtë e papunë dhe personat me punësim joadekuat të moshës deri në 29 vjeç, nxënës të arsimit profesional, duke pasur në konsideratë përfshirjen e grave, romëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Qëllimet e projektit janë të orientuara drejt avancimit të arsimit profesional joformal dhe formal, si dhe drejt harmonizimit të legjislacionit në vend.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ademi ka falënderuar për mbështetjen e deritanishme nga ana e Zvicrës ndaj Maqedonisë duke shprehur kënaqësi të madhe që kjo mbështetje vazhdon në periudhën që pason, por edhe sendërtohet pikërisht përmes implementimit të projekteve të këtij lloji.
“Zëvendës-ambasadori zviceran Tomaxhan dërgoi urime deri te ministri, me rastin e emërimit të paradokohshëm në funksionin ministër dhe i ka konfirmuar qëllimet e sinqerta të Zvicrës t’i ndihmojë vendit në përpjekjet për ndërtim të sistemit më të mirë dhe më cilësor arsimor, si dhe në angazhimet për ulje të papunësisë, posaçërisht tek popullata e re”, thuhet në kumtesë.