Haradinaj: Kosova është ndryshe prej se jam unë kryeministër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot në Kuvend se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Haradinaj tha se punën që po e bëjnë kundër krimit dhe korrupsionit tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së mandatit të kryeministrit, transmeton Telegrafi.

“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit… Fokusi im ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor, që ta rifitojnë në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe papenguar nga askush… Mund t’iu them pra se dinamika ose treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe ligj dallon nga kohërat e mëhershme, nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë, bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button