Publikohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës dhe Bujar Qamilit! Hiti i verës?

Bashkëpunimi i Luana Vjollcës dhe Bujar Qamilit sapo është publikuar! Kënga mban titullin “Mi dhe flake mallit tim” dhe është një përpunim i këngës popullore të këngëtarit shkodran me një ndërthurje me ritme moderne, verore nga Luana, shkruan Bordo.al.

Moderatorja shfaqet si gjithnjë shumë seksi, gjë për të cilën nuk kishim aspak dyshime. Në një intervistë që ka pasur më herët, Bujari është shprehur se e ka pasur shumë me merak se si do të duket ai në klip për krah një bukurie si Luana dhe na lejo të të themi Bujar që keni fomuar një dyshe fantastike.

Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar dhe ka arritur që të kap shifrën e mbi 18 mijë shikimeve dhe pa dyshim shumë komente positive, ku më së shumti vihet në pah bukuria e Luanës. Ajo është shprehur më herët që do të jetë padyshim një hit i kësaj vere, ju a mendoni të njëtën gjë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button