Me “Gratë”, Teatri Shqiptar i Shkupit bëhet pjesë e Festivalit “Vojdan Çernodrinski”

Shfaqje “Gratë” në regji të Qëndrim Rijanit – Teatri Shqiptar i Shkupit do të jetë pjesë e Festivalit Teatror “Vojdan Çernodrinski”, përcjell Portalb.mk.

Shfaqja “Gratë” me autorësi të Robert Thomas, trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit. Janë edhe një mori problemesh, të cilat në skenë do të sillen nga aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Krahas “Gratë”, në Festivalin “Vojdan Çernodrinski” do të marrin pjesë edhe 11 shfaqje të tjera, si:

  • “Toka e askujt” në regji të Danis Tanoviq – Teatrit Nacional Maqedonas;
  • “Doktor Faust” në regji të Andrash Urban – Teatri i Manastirit;
  • “Të mallkuarit” në regji të Martin Koçovski – Teatri i Prilepit;
  • “Njëherë e ndërtova botën” në regji të Jane Spasiq – Teatri i Fëmijëve dhe të Rinjve nga Shkupi;
  • “Mbreti Vlladisllav” në regji të Boris Jankov – Teatri i Strumicës;
  • “Mbreti Lir” – Teatri Turk i Shkupit;
  • “Perëndia e masakrës” në regji të Nela Votosheviq – Teatri i Shtipit;
  • “Doni park” në regji të Robert Ristov – Teatri i Komedisë;
  • “Tualeti i damave” në regjit të Dejan Damjanovski – Teatri i Velesit;
  • “Fluturimi mbi folenë e qyqes” në regji të Risto Aleksovski – Teatri i Dramës dhe
  • “Përvëlimi” në të Vlladimir Milçin – Teatër i pavarur.

Festivali ka karakter garues, dhe në juri janë: Mimi Tanevska, Jasna Novakov dhe Dragan Spasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button