Të papunët që marrin ndihmë sociale mund të shfrytëzojnë truall bujqësor shtetëror

Personat e papunë të cilët marrin ndihmë sociale nga shtatori do të mund të aplikojnë për shfrytëzim të truallit bujqësor shtetëror për periudhë prej pesë viteve pa komensim. Vitin e parë ata në tërësi do të marrin edhe shumën e ndihmës sociale, në të dytën 50 për qind.

Dy vitet e para shteti do t’ua paguajë edhe kontributet sociale, pensionale dhe shëndetësore, meqë do të duhet të regjistrohen si bujq individual.

 Po ashtu, ata do të mund të fitojnë edhe ndihmë shtetërore për kultivimin e drithërave, kulturave të kopshteve. Po mendohet që t’ju ndihmohet në sigurimin e mekanizimit më të lehtë për përpunim të truallit.

Ministri Dimovski sqaroi se personat e papunë, shfrytëzues të ndihmës sociale të cilët do të dëshirojnë të kultivojnë kultura industriale apo drithore do të mund të aplikojnë për më së shumti 4 hektarë, nëse trualli është nën sistem të ujitjes dhe deri në 7 hektarë nëse nuk është. Nëse dëshirojnë të kultivojnë kultura të kopshteve do të fitojnë maksimum nga 0.6 hektarë kur sipërfaqet janë nën sistem të ujitjes.

Drejtori i Agjencisë për punësim theksoi se pasi të dihen shfrytëzuesit e truallit, ky institucion me ta do të nënshkruajë marrëveshje për pagesën e ndihmës dhe të sigurimit. 

Ndihma e përgjithshme e cila do të jepet është 854 hektarë truall, e shpërndarë në 24 komuna në vend – Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Vallandovë, Gostivar, Gjevgjeli, Dibër, Dellçevë, Demir Hisar, Koçani, Krushevë, Kratovë, Kavadar, Strugë, Strumicë, Prilep, Probishtip, Radovish, Resnjë, Veles, Shtip, Gazi Babë dhe Çair. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button