Rrjeti i gazifikimit në komuna do të financohet nga investimet e huaja

Institucionet ndërkombëtare financiare janë interesuar për financimin e ndërtimit të rrjetit të gazifikimit, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas pjesëmarrjes së tij në panelin e diskutimit me temë “Politika energjetike e Republikës së Maqedonisë” që u mbajt në kuadër të Forumit energjetik të Maqedonisë -2018, transmeton Portalb.mk.

Me ligjin e ri për energjetikë, siç tha ai, u jepet mundësi komunave të bëjnë kompani që do të ndërtojnë rrjet distributues për gaz natyror deri te konsumatori i fundit, qytetarët.

“Ne si Qeveri dhe Ministri e Ekonomisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kemi dërguar letër te institucionet financiare dhe kemi marrë përgjigje. Ato janë më shumë të interesuar për implementimin e projekteve të tilla. Presim që në afat sa më të shkurtër të fillojmë dhe t’u ndihmojmë komunave t’i bëjnë rrjetet e tyre distributive”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button