Një milion euro nga Çekia për policinë e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme sot fitoi një donacion me lartësi prej një milion euro nga Çekia për rritjen e kapaciteteve të policisë maqedonase, gjegjësisht për furnizimin e pajisjes teknike për menaxhim me pasojat nga kriza e emigrantëve, transmeton Portalb.mk.

Marrëveshjen për donacion sot në Shkup e nënshkroi ministri Oliver Spasovski dhe ambasadori i Çekisë në Maqedoni, Mirosllav Toman.

“Si rezultat i bashkëpunimit në këtë projekt të filluar në vitin 2016, policia e Çekisë deri në fillim të gushtit 2018 do të dërgojë gjithsej 734 zyrtarë policorë në territorin e Republikës së Maqedonisë që së bashku me policët e Maqedonisë do të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në kufirin jugor”, tha Spasovski.

Ai theksoi se Republika Çeke në vitet e kaluara ka qenë dhe është një ndër përkrahësit më të madh të Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

Ambasadori çek gjatë nënshkrimit shprehu besim se bashkëpunimi do të vazhdojë, gjegjësisht në fushën e këmbimit të përvojave mes kolegëve nga të dy ministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button