Austria do të mbyllë 7 xhami dhe dëbojë 40 imamë

Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari Sebastian Kurz, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një konference me zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache dhe ministrin e Çështjeve të BE-së Gernot Blumel, Kurz tha se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.

Kurz tha se hetimet mbi disa xhami dhe shoqata të kryera nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar dhe se aktivitetet e shtatë xhamive kanë rezultuar të ndaluara, prej të cilave njëra i përket Bashkësisë Islame-Turke (ATIB).

Kancelari austriak shtoi se imamët do të deportohen për shkak të financimit të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button