Sulmohet një arsimtar nga një person i panjohur në festën e semimaturës

Në një hotel në Prilep mbrëmë në orën 21:00 gjatë kohës së festës së semimaturës nga shkolla fillore “Kliment Ohridski” një person i panjohur është përpjekur që me diçka të fortë ta sulmojë arsimtarin S.J. (61) nga Prilepi, transmeton Portalb.mk.

Ai e ka kërcënuar arsimtarin se do ta therë me thikë, i cili ishte duke ndenjur në ballkonin e hotelit, mirëpo ai u ndërpre nga të pranishmit atje dhe më pas arsimtari ka hyrë në sallën e ceremonisë. Personi i panjohur vrapoi pas arsimtarit, ndërsa ai që të mbrohet e hodhi karrigen nga ai. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button