Sërish banesat në qendër të Tetovës kanë mungesë uji

Vera nxjerr në pah problemet me ujësjellësin e Tetovës dhe mungesën e ujit të pijshëm nëpër ndërtesa. Banorët e pjesës qendrore të qytetësit ankohen se nuk kanë ujë zakonisht në orët e para të ditës.

“Ka disa herë që në mëngjes nuk kam me çfarë të laj sytë dhe pastrohem” ankohet B.J për Portalb.mk.

“Nuk e kuptoj pse mos të kemi ujë, apo u bë ai ujësjellës apo çfarë ishte, pse të mos kemi ujë tani?” shprehet banorja T.S.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova-Tetovë” arsyetohen se janë defektet që po ndalojnë furnizimin me ujë.

“Tani për tani në qytetin e Tetovës ka 500 lira ujë në sekondë që i plotëson nevojat e qytetarëve.  Nuk kemi aspak mungesë të ujit por problem shkaktojnë defektet në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. Kjo është arsyeja e vetme që në disa raste kemi ndërprerje të ujit“ thotë për Portalb.mk Xhelal Ceka, drejtor i NPK Tetova-Tetovë.

Edhe pse vitin e kaluar u lëshua në përdorim ujësjellësi dhe stacioni për filtrimin e ujit të pijshëm, ky qytet ka probleme të mëdha me rrjetin e vjetër 80 vjeçar të ujësjellësit i cili ka dhe gypa kancerogjen.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite.

Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.

LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës

 

Intervistë me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: punojmë për të përmbushur premtimet (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button