Sot seanca e Kuvendit, Haradinaj në tri interpelanca

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot vazhdimin e seancës së Kuvendit, me pikat e rendit të ditës nga seancat e kaluara, shkruan Zëri.

Seanca mbahet në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës:

Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button