Qeveria mbron Rashkovskin

“Qeveria mbron gënjeshtarin, ndërsa vetë kryeministri ishte ai që betohej që qeveria e ti do të sjell morale, norma dhe përgjegjësi të reja”, tha Vlladimir Milçin lidhur me informacionet se sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski në biografinë e tij ka gënjyer për dy doktoratura, shkruan Republika.mk, përcjell Portalb.mk.

Në ueb faqen e Qeverisë, gjegjësisht në biografinë e sekretarit gjeneral të saj, Dragi Rashkovski shkruan se ka të kryera dy doktoratura.

Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se “Rashkovski ka mbrojtur një doktoraturë, dhe një tjetër e ka përfunduar dhe për këtë nuk ka të dhëna jo të sakta në ueb faqen e Qeverisë”.

Edhe vet Rashkovskit në deklaratë për “Shtypin e lirë“, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranon se në këtë moment nuk ka dy doktoratura. Duke i ikur përgjigjes eksplicite ai thotë se jeta private e mban pak të tërhequr dhe se që të dy doktoraturat i ka gati:

Është punë private dhe nuk është e lidhur me angazhimin tim. Çdo herë jetë time private e mbaj anash. Ndërsa doktoratura ime, edhe njëra edhe tjetra janë gati –  deklaron Dragi Rashkovski për “Sloboden Pecat”

http://portalb.mk/532120-rashovski-nuk-ka-pasur-dy-doktoratura-ne-momentin-kur-eshte-zgjedhur-sekretar-gjeneral/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button