BE, 100 miliardë euro për zhvillim shkencor dhe inovacion

Bashkimi Evropian (BE) planifikon të ndajë një fond prej 100 miliardë eurosh nga buxheti i saj në të ardhmen për programet që do të mbështesin kërkimin, zhvillimin shkencor dhe inovacionin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Evropian ka bërë të ditur propozimin e tij që fondi në buxhetin 2021-2027 i ndarë për projektin “Horizon Europe” të jetë 100 miliardë euro me të cilin do të mbështetet kërkimi, zhvillimi shkencor dhe inovacioni.

Sipas kësaj “Horizon Europe”, do të jetë në cilësinë e vazhdimit të programit aktual “Horizon 2020” të BE-së.

Në lidhje me këtë thuhet se do të formohet Këshilli Evropian i Inovacionit që BE-ja të luajë rol udhëheqës në inovacion. Këshilli do të sigurojë mbështetjen financiare dhe teknike nga një pikë e vetme për kompanitë me potenciale të mëdha sipërmarrëse.

Programit “Horizon Europe” do t’i jepet një mision për t’u fokusuar në sfidat sociale dhe në ndryshimet industriale. Kështu, programi do të ofrojë më shumë mbështetje për projektet që mbulojnë fusha të tilla si lufta kundër kancerit dhe transporti i pastër.

Po ashtu me mundësitë e reja që do të sigurohen do të rriten mundësitë e inovacionit të vendeve anëtare të BE-së. Do të dyfishohen mbështetjet për vendet anëtare të BE-së me nivele të ulëta të kërkimit, zhvillimit shkencor dhe inovacionit kombëtar.

Do të sigurohet që të jenë të hapura të dhënat dhe publikimet shkencore që mbështeten me programin “Horizon Europe”. Gjithashtu “Horizon Europe” do të punojë në mënyrë më efektive me programe të ndryshme të tilla si harmonizimi, mbrojtja dhe dixhitalizmi i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button