Izraeli “broshura kërcënuese” palestinezëve

Avionët luftarakë izraelitë kanë hedhur broshura kërcënuese në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, duke “u bërë thirrje palestinezëve të mos marrin pjesë në demonstratën e nesërme të Kthimit dhe Thyerjes së Bllokadës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në broshurat e nënshkruara nga Komanda Ushtarake e Izraelit thuhet se palestinezët mund të rrezikojnë jetën e tyre në qoftë se marrin pjesë në protesta.

“Për të mirën tuaj, mos merrni pjesë në demonstrata ku ndodh dhunë dhe mos u bëni instrument i interesave të ngushta të Hamasit”, thuhet në broshura.

Ndryshe, palestinezët përgatiten për të marrë pjesë në demonstratën “Kudsi Milionësh” që do të organizohet nesër me rastin e 51 vjetorit të Nakba-s (Dita e Humbjes së Tokës).

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë me bazë në Gaza, mbi 120 palestinezë kanë humbur jetën në demonstratat e organizuara nën moton Marshi i Madh i Kthimit që nga 30 marsi, përfshirë 13 fëmijë, dy punonjës shëndetësorë dhe dy gazetarë, ndërkohë që 13.672 palestinezë janë plagosur, përfshirë 7.451 me plumba të vërtetë.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile, e cila kërkon “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës të vendosur nga viti 2006”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button