Sulme me bombë në Irak, 10 të vdekur

 Në dy sulme të njëkohshme me bombë në afërsi të një xhamie të shiitëve në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, kanë humbur jetën 10 persona, kurse 21 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari në Policinë e Bagdadit, togeri Halil ez-Ziyab, në një deklaratë për AA tha se eksplozivët e vendosur në dy vende të ndryshme në afërsi të një xhamie të shiitëve në lagjen Es-Sadr në lindje të kryeqytetit janë shpërthyer njëkohësisht.

Ziyab theksoi se parashikohet që sulmuesit janë militantë të organizatës terroriste DEASH. Sipas tij forcat e sigurisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë rritur masat e sigurisë në rajon kundër mundësisë së ndonjë sulmi të ri.

Kurse një zyrtar nga spitali El-Imam, i cili ndodhet në lagjen Es-Sadr ka bërë të ditur se pas sulmit në spital janë dërguar 21 të plagosur si dhe kufomat e 10 personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button