Shkatërrohen disa objekte në parkun urbanistik të Shkupit

Me ekskavator dhe ndihmë nga MPB, nga mëngjesi i sotëm është filluar me shkatërrimin e disa shtëpive në parkun urbanistik në Komunën Qendër ku vitet e kaluara pothuajse dy vjet kanë jetuar gjashtë familje rome, transmeton Portalb.mk.

Nën presionin e opinionit dhe për shkak se parku ishte shndërruar në deponi, sot është filluar me prishjen e këtyre shtëpive. Romët thonë se nuk kanë ku të jetojnë.

“Bëhet fjalë për objekte që janë ndërtuar nga Ndërmarrja për Rregullimin dhe Ndërtimin e Qytetit të Shkupit, por më pas janë vendosur njerëz të tjerë, që e pushtuan parkun duke ndërtuar vendqëndrime të improvizuara. Muajin e kaluar vazhdimisht është biseduar me personat që janë zhvendos te parku dhe u është thënë se do duhet ta lëshojnë vendbanimin e tyre të përkohshëm joligjor. Të njëjtëve u është ofruar zhvendosje në një nga strehërat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.  Disa prej qytetarëve pranuan, por disa jo”, thuhet në njoftimin e Komunës Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button