Filipçe paralajmëroi ligj të ri për abortin: Vullneti i gruas në vend të parë

Në rrjedhë është përgatitja e ligjit të ri për ndalimin e shtatzënisë me të cilin gruas i jepet mundësia për zgjedhje të lirë për abort deri në javën e 12-të, në konsultim me gjinekologun amë. Zgjedhje e lirë për ndalim të shtatzënisë do të ketë edhe deri në javën e 22-të të shtatzënisë, me vlerësim të komisionit të përbërë prej dy gjinekologëve dhe një punëtor social, njofton Portalb.mk.

Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në simpoziumin me temë “Anomalitë konogjenitale – sfidat, mëdyshjet dhe trajtimi” nën organizimin e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Pas mbushjesh së javës së 22-të të shtatzënisë do të formohet komision i veçantë profesional i cili duhet të bëjë vlerësim për miratim të ndalimit të shtatzënisë. Ai komision përveç gjinekologëve dhe akusherëve, do të përbëhet edhe nga specialist nga Kirurgjia e Fëmijëve, Kardiologjia, Neurokirurgjia, Anesteziologjia dhe punëtor social. Në rast të anomalisë konogjenitale te fetusi i gruas, ka të dretjë që ta ndalojë shtatzëninë në bazë të mendimit të këtyre specialistëve”, tha Filipçe.

Ai shtoi se vendimi për ndalim të shtatzënisë është e drejtë e gruas dhe se atë askush nuk mund t’ia  marrë, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se kanë bërë disa ndryshime në ligj, të cilat janë harmonizuar bashkë me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe në komunikim të vazhdueshëm janë grupi punues i përbërë prej gjinekologëve dhe ekspertëve tjerë që kanë rol profesional në procesin e abortit.

“Ajo çfarë është e re, pra që nuk e ka ligji aktual, është vullneti i gruas në vend të parë në këtë periudhë”, tha Filipçe.

Draft versioni i ligjit është përgatitur dhe se është e nevojshme edhe një konsultim final me të gjithë të interesuarit për ndryshimin e ligjit, me personat profesional nga Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe organizatat joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button