Shkup, panel me temë “E ardhmja e Turqisë dhe ndikimi ndaj diasporës”

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua panel me temë “E ardhmja e Turqisë dhe ndikimi ndaj diasporës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelin e organizuar nga Qendra Koordinuese e Zgjedhjeve për Partinë AK në Maqedoni, i ftuar ishte Yahya Çoşkun, këshilltari i zv/kryeministrit të Turqisë, Fikri Işık.

Coşkun në deklaratën e tij për gazetarët para panelit, tha se para zgjedhjeve të 24 qershorit kanë organizuar një turne që përfshin Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ai duke treguar se në kuadër të këtij turneu në Maqedoni kanë zhvilluar konferenca dhe takime me votuesit, tha se në këtë drejtim kanë biseduar në lidhje me punimet e Turqisë në të kaluarën, tentimin e grusht shtetit, perspektivat e së ardhmes si dhe ndikimet e këtyre ndaj turqve në Ballkan dhe diasporë.

“Shtetet nuk kanë vetëm kufij politik, në të njëjtën kohë ato kanë edhe kufij kulturore” u shpreh Coşkun duke vazhduar “Në gjeopolitikë janë të rëndësishëm kufijtë kulturore. Kufijtë kulturorë përcaktohen kështu. E para a keni qenë prezent në të kaluarën në ato toka, e dyta a ka argument se keni qenë prezent në ato toka në të kaluarën, e treta a keni kontakte me ato toka”.

Ndërsa kryetari i Qendrës Kordinuese të Zgjedhjeve për Partinë AK në Maqedoni, Salih Utaş, tha se si AK Parti janë duke zhvilluar punime në shumë shtete duke filluar nga Japonia deri në Kanada dhe nga Afrika e Jugut deri në Rusi, në vendet ku jetojnë shtetasit turq.

Ai tha se në këtë kuadër zhvillojnë punime edhe në Maqedoni. Utaş tha se kanë zhvilluar vizita në Maqedoninë Lindore ku janë takuar me qytetarët ku ia kanë kujtuar të drejtën më demokratike, votimin, si dhe mbështetjen për AK Partinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button