“Procese tё montuara, Kafke janё”

Vitet e sundimit tё dy partive relevante VMRO dhe BDI, do tё jenё njё ndёr periudhat mё tё errёta mё makabёr, qё pёrjetuan shqiptarёt e Maqedonisё. Nё asnjё regjim tё post shteteve qё dolёn nga diktatura komuniste, nuk kishte pasur shtypje brutale, procese tё montuara  dhe eksod i tё rinjve shqiptar. Me ardhjen nё pushtet tё partisё VMRO – DPMNE dhe hallka  ultranacionalistёve ortodoksё, shqiptarёt u shndёrruan nё laborator, duke bёrё lloj-lloj eksperimente. Kryeministri dhe presidenti nё takimet  me kancelarёt europianё paraqiteshin me maska, gjuhё moderne, se shteti ynё ёshtё lidershipi nё Ballkan nё konsolidimin dhe tё drejtat e gjithё qytetarёve, sidomos tё minoriteteve. I plotёsojnё gjithё standartet , kriteret tё njё shteti demokratik siç ёshtё Maqedonia. Paradoksi dhe ironia therёse, qё ky klan fabrikonte demokraci tё rrejshme, por tё njёjtat fraza dhe sllogane. Ky klan sё bashku me kryeministrin dhe pinjollin e tij, qё ёshtё kukull e varur, kishin tё njёjtёn disonancё, lidhje vizuale. Rregulli i lojёs ishte i qartё, procese tё montuara, shtypje, dhunё dhe burgosje. Funksionimi i proceseve tё montuara ishin tё cuditshme. Nuk u ngjanin gjyqeve komuniste, doktrina e zyrtarёve , qё i akuzonin si tradhtarё dhe kundёrshtarё politikё.

Proceset e montuara kundёr shqiptarёve ishin imagjinare dhe tragjikomike. Nuk pёrcaktonin njё krim as dhunё. Tё pandehurit nё tёrёsi nuk e dinin shkakun pse ishin ulur nё bankat e tё akuzuarve. Kёto procese tё montuara i ngjanin ‘Procesit’ tё Franc Kafkёs. Gjyqi nuk ishte njё institucion juridik i caktuar pёr tё ndёshkuar, ata qё kanё bёrё krime dhe kanё shkelur ligjet e shtetit, nё kuptimin qё i ka dhёnё Kafka nё veprёn e tij ‘Procesi’. Gjyqi ishte njё forcё imagjinare, ku tё akuzuarit nuk kanё mundur dhe pasur forcё  pёr tu mbrojtur. Nё proceset qё dukeshin si monstёr kafkane, tё akuzuarit janё instrument zbavitёs tё forcave tё errёta, tё imponuara nga kupola dhe klani i kryeministrit dhe presidentit tё shtetit. Njёri nga tё akuzuarit, ishte provokues dhe tallej me gjyqtarёt. I mori jo me seriozitet akuzat dhe proceset e montuara. Fjalёt e tё akuzuarit, u ngjanin frazave tё Xhordano Brunos, para gjyqit tё inkuizitorёve. Dosjet, aktet ishin misterioze dhe enigmatike. Sikur tek ‘Procesi’ i Kafkёs, Kafka akuzohej si fajtor, se ishte i paaftё pёr tё dashuruar, pra ishte ‘leiblosigkeit’ qenie qё nuk dashuron. Akuzohej se tri vite nuk kishte shkuar pёr tё vizituar nёnёn e tij. Akuza e dytё ishte marrёdhёnie me zonjёn Brysten, ka pasur seksualitet tё ulёt ‘die niedrigste sexualität’, ku  skena tё ngjashme dhe tё hatashme janё te romani i Albert Kamy ‘I huaji’ dhe tek personazhet e Dostojevskit.

Tek proceset e montuara tё akuzuarit ishin tё etiketuar pёr krime dhe vrasje. Por ata nuk kishin kryer asnjё krim dhe vrasje. Proceset ishin  denoncim i njё makthi absurd, hakmarrje, tortura, pёr faje tё panjohura. Drama e thellё misterioze e njё rrethi vicioz. Pёrjashtim i tё qenurit qytetar i pa barabartё. Qiraxhi bastard nё kёtё shtet qё nuk paguan qiranё nё rregull dhe i shqetёsojnё fqinjёt dhe lagjen. Tё braktisur tё pёrkёmbur ata dёshtojnё çdo argument si mjet mbrojtёs, pёr tё treguar sa janё tё pafajshёm, sepse gjithё kёta qenie konsiderohen si  mikrobe dhe tepricё nё shtetin e tyre. Janё fajtorё se duhet tё paguajnё mёkatet e pabёra. Kёto qenie tё pёrkёmbura tё pёrbuzura  dhe tё pambrojtura ishin pasivё. Silleshin sikur tё ishin fajtorё ndёrkohё janё tё pafajshёm, por duhet tё ndёshkohen dhe tё dёnohen me burgim tё pёrjetshёm sepse ishin shqiptarё. Ata dyshonin mes vete, se mos vallё kanё qenё tё dehur kur kanё bёrё aktin e krimit ose kanё pёsuar aksident kanё humbur memoriet, kujtimet e tё kaluarёs. Tё akuzuarit, tё vetmen shpresё mbanin tek liderёt dhe pёrfaqёsuesit legjitim, qё u kishin besuar dhe ua kishin dhёnё votat. Duke pritur nё fund se ata do ta ngrinin zёrin, do ta luftonin padrejtёsinё do tё bojkotonin parlamentin  dhe do tё organizonin protesta. Duke menduar dhe shpresuar se liderёt dhe politikanёt e tyre do tё mbronin kauzёn nuk do tё shkelin ligjin, moralin, besёn para popullit dhe Zotit. Nё sallё nga prokurori X filluan tё lexohen dosjet. Ju nuk keni bёrё krime, nuk keni shkelur ligjet e kёtij shteti. Gjykata ёshtё dakort, por ju akuzoheni se keni shkelur ligjet misterioze dhe enigmatike tё shtetit tonё. Ju nuk e keni dashur kurrё kёtё shtet. Nё vend tё prokurorit  X e mori fjalёn njё psikoanalist pёr tё identifikuar akuzat  dhe krimin. Ai iu drejtua tё akuzuarve. Ju jeni negrofil, intravers, narcistё. Nuk  doni shtetin , gjuhёn,  alfabetin, simbolet. Ju jeni qenie qё nuk dashuroni ‘leiblosigkeit’. Nuk dashuroni, as diellin as tokёn, liqenet, lulet, barin, ajrin qё e thithni tё kёtij shteti. Ju nuk dashuroni as ish armiqtё tuaj, qё morёn pushkёn dhe luftuan kundёr nesh. Ata sakrifikuan çdo gjё, familjet e tyre tё dashura, flijuan jetёn e tyre, u dogjёn si qiri duke u dashur mё shumё se shpirtin e tyre. E ju e pёrmbysёt kupёn e mjaltit. Turp i turpit!. Ju jeni pёrbindёsha, rrebelё, qenie tё brishta qё nuk dashuroni. E urreni shumё sojin tuaj, qё rridhni nga i njёjti gjak dhe fis. E lёre ne, qё nuk na keni as fis as farё. Liderёt dhe politikanёt tuaj kanё frikё dhe tmerr nga ju. Ata nuk mund tё lёvizin dhe udhёtojnё tё lirё, pa frikё, tё bёjnё  shtrёngim duarsh me simpatizuesit dhe kalimtarёt. Ata udhёtojnё me makina tё blinduara, truproja, bodigardё dhe dedektivё.

Akuza e dytё ishte e njёjta si tek ‘Procesi’ i Kafkёs por jo pёr ‘die niedrigste sexualität’, por tё kundёrtёn ‘die ihbrige sexualität’, pёr ngritje tё seksualitetit, pasi shumica nga tё akuzuarit kishin nga pesё fёmijё. Nё fund njё grup tё akuzuarve ishin ndёshkuar me tredhje, qё tё mbeten steril. Njё pjesё do tё mbikqyren dhe do tё bёjnё agjёrim seksual, kurse pjesa tjetёr ishin dёnuar me burgim tё pёrjetshёm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button