Maqedoni, pritet verë më e nxehtë se vitin e kaluar

Këtë vit na pret verë më e nxehtë ku temperaturat, sipas paralajmërimeve, do t’i tejkalojnë proceset shumëvjeçare të temperaturave, në disa rajone edhe mbi tri gradë. Rritjet do të fillojnë gjatë qershorit, priten periudha me mot shumë të nxehtë dhe të thatë. Reshjet gjatë verës do të jenë në kuadër të mesatares, transmeton Portalb.mk.

“Në gjithë rajonin jugo-lindor të Evropës,  temperaturat në verë do të arrijnë vlera mbimesetare. Në Republikën e Maqedonisë ekziston besueshmëri për rritje të temperaturave ku pritet të kalohet edhe vlera shumëvjeçare që do të jetë më shumë se tri gradë në rajonin veri-lindor. Rritje më të madhe të temperaturave të ajrit pritet gjatë këtij muaji”, tregojnë analizat e Drejtorisë e Punëve Hidrometeorologjike.

Mesatarja shumëvjeçare prej vitit 1982-2010 e temperaturave në Shkup për muajin qershor, korrik dhe gusht arrin 21.9, 24.2 dhe 23.9 gradë Celsius. Mesatarja shumëvjeçare prej vitit 1981-2010 për verën në Republikën e Maqedonisë  në pjesët malore është prej 16 deri 25.3 gradë, të matur në Gjevgjeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button