Nuk do të paguhet participim për pacientët e onkologjisë

Ministria e shëndetësisë informon se nuk do të paguhet participim për kontrollet dhe laboratorët e pacientëve të onkologjisë.

Në programin për participim gjatë shfrytëzimit të kujdesit shëndetësor në disa sëmundje të caktuara për qytetarët dhe kujdesi shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 thuhet se programi që përfshin mjekimin e sëmundjeve malinje me tretman kirurgjikal dhe aplikim të hemoterapisë pa participim. Mënyra dhe lloji i tretmanit varet nga natyra dhe niveli i sëmundjes, shkruan Skopjeinfo, transmeton Portalb.mk.

Me këtë program sigurohen mjete për participim të personave të siguruar.

“Sipas këtij programi që është i lidhur me sëmundjet malinje, nuk duhet të paguhet participim. Mjekimi i karcenomeve kap edhe tretmanin kirurgjik, dhe aplikimin e hemoterapisë, ndjekjen e sëmundjes dhe kontrollet dhe laboratorët. Edhe pse në këtë program nuk është thënë qartë për participimin e kontrolleve dhe laboratorëve, megjithatë këto nuk do të paguhen. Ministria e shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim shëndetësor thonë se e gjitha ndjekja e sëmundjes dhe trajtimi i sëmundjeve malinje lirohet nga participimi. Si qeveri do të punojmë shtesë për lirimin e participimin edhe për kategori të tjera të siguruarve shëndetësor”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button